Haradinaj, Qeverisë: Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së

E publikuar: 04/04/2025 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve të SHBA-së.

“HIQNI ÇDO TAKSË NDAJ SHBA-SË”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Reagimi i tij vjen pasi zyrtarë të Presidencës së Kosovës dhe të Qeverisë janë përplasur në rrjete sociale, pas njoftimit të presidentes Vjosa Osmani se ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listat e publikuara të shteteve që SHBA-ja u ka vënë tarifa, figuron edhe Kosova me 10 për qind tarifa. Gjatë ditës së djeshme edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës