Sveçla: Vrasja e policit Lika, sulm ndaj institucioneve të Kosovës

E publikuar: 02/04/2025 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme nw detyrw, Xhelal Sveçla, tha se vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik është sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Kosovës, duke shtuar se aparati shtetëror është i mobilizuar të arrestojë dorasin.

Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se kontributi i rreshterit Lika si në çlirimin e Kosovës, ashtu edhe në garantimin e rendit “do të mbetet shembull për secilin zyrtar policor në shërbim”.

“Sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Vrasja e mbrëmshme e Rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës. Që nga momenti që kam marrë lajmin jam në komunikim të vazhdueshëm me Policinë, me kërkesën që sa më parë të zbulohet vrasësi dhe të gjitha rrethanat e këtij krimi”, tha Sveçla,