Rreth 3 mijë qytetarë ndodhen para qeverisë dhe bërtasin “dorëheqje”, “vrasës”, “Ikni”, por edhe këndohej himni i Maqedonisë. Më të zëshme janë fjalët “ik Grujo”.
Situata është e qetë pasi që policia u tërhoq nga hyrja e qeverisë, ndërsa qytetarët ndodhen para objektit të qeverisë. Aty vërehet edhe flamuri shqiptarë. /TetovaSot/