88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit nga 7 prilli

E publikuar: 26/03/2025 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se 88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit më 7 prill 2025.

“Pas përfundimit të trajnimeve 6 mujore, sot kam nënshkruar vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë nga data 7 Prill 2025”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu tha se prej tyre pret “zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

“E falënderoj Odën dhe trajnerët për bashkëpunimin dhe të gjithë noterëve ju uroj punë të mbarë duke kërkuar zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi”.