
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Organizimi i 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të bëhet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Kryesues i këtij këshilli do të jetë ministri i Sportit, Hajrullah Çeku.
Kosova e shënon më 12 qershor 26-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.