Dita e pranverës vjen me diell sot, maksimalja 18 gradë

E publikuar: 21/03/2025 08:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të premten mbetet mot i kthjellët dhe me diell, megjithëse nga perëndimi deri në mbrëmje afrohen vransira të larta kalimtare.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s.

Orëve të mëngjesit sërish paraqiten ngrica me temperatura minimale që zbresin në -4C e -2C.

Temperaturat maksimale rikthehen në vlera pranverore deri në 16C e 18C.