Richard Grenell shpërndan postimin me të cilin Edi Rama goditi Specialen që s’po e lejon Hashim Thaçin të vijë në varrimin e babait

E publikuar: 17/03/2025 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, u pajtua me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili Gjykatën Speciale e cilësoi si “të tuprshme”, pasi OVL-UÇK deklaroi se nuk do ta lejojnë Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait Haxhi Thaçi.

Grenell e shpërndau postimin e Edi Ramës për Gjykatën Speciale.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, ka shkruar Rama në “X”, të hënën.

Grenell vazhdimisht ka kritikuar mënyrën sesi Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë.