Vetura me 4 persona bie në lumin Valbonë, një i vdekur dhe një i zhdukur

E publikuar: 05/05/2015 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë.

Nga informacionet e fundit mësohet se një automjet në ecje ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Dragobisë dhe ka rënë në lumin Valbonë.

Nga verifikimet e para të kryera nga policia lokale ka rezultuar se në automjetin në fjalë udhëtonin 4 persona.

Për pasojë ka humbur jetën Shan Pjetri nga Fierza si dhe rezulton i humbur një person tjetër me emrin ‪Shpëtime ‪Lilaj.

Dy personat e tjerë janë transportuar për në spital ku po marrin ndihmën e parë.

Nuk dihen ende shkaqet që e shkaktuan këtë aksident, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.