“Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita”, Behrami godet përcjellësit e Thaçit

E publikuar: 14/03/2025 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar të enjten në Kosovë, ku ka vizituar babanë e tij, i cili është i shtrirë në Klinikën Interne të QKUlK-së.

Vizita e Thaçit, e para në Kosovë që nga koha kur gjendet në paraburgim, u përcjellë me vëmendje të madhe nga mediat dhe qytetarët.

Një koment rreth vizitës së tij në Kosovë, e ka bërë edhe ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami.

Ai ka kritikuar se Thaçi është përcjellur nga policët evropianë, që sipas tij, kanë qenë të veshur si “hajdutë”.

“Paramendo, një vizitë humanitare, e mbikëqyrur nga policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita, si huliganë. Turp për financuesit e kësaj gjykate”, ka shkruar Behrami në Facebook.