
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, viktimës grua, persona të dyshuari i kanë thyer banesën duke vjedhur një orë dore, stoli ari dhe një qelës të veturës.
Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.
“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës”, thuhet në raport.
Lidhur më këtë rast, Policia ka arritur ta ndaloj veturën e dyshuar me targa të Shqipërisë në të cilën ishin tre persona të dyshuar- shtetas të Shqipërisë.Të dyshuari janë arrestuar, ndërsa gjësendet që janë gjendur në veturë janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.
Ndërsa, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.