Aksident tragjik në Shqipëri: Vd*s një grua, pesë të lënduar

E publikuar: 14/03/2025 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në aksin rrugor Bulqizë – fshati Peladhi, pranë vendit të quajtur “Ura e Qytetit”.

Shtetasi me iniciale E.Z., teksa drejtonte një automjet tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja M.Z., 31 vjeçe.

Ndërkohë, vetë drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ata po trajtohen në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar./Euronews.al