
Veprimtari Uk Lushi ka bërë një reagim mbi sjelljet e njërit prej trupave të Gjykatës Speciale, i cili shfaqi masa strikte sot gjatë vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.
Referuar momentit kur një mjeku tentohet t’i ndalohet përqafimi si formë përshëndetjeje ndaj Thaçit, ai shprehet se veprimi i tij është kërcënim, transmeton klankosova.tv.
”Sot ngërmuesit e Gjykatës Speciale e kërcënuan para syve tuaj mjekun, profesionin i cili nuk kërcënohet as nga pushtuesi në kohë lufte. Nëse shteti i Kosovës nuk i zbut egërsirat e Speciales si banditi me gisht, mos u çudisni kur Specialja do t’ju dënojë shtetin me verdikt si shtet kriminal. Hashim Thaçi dhe shokët e tij në Hagë nuk janë vetëm individë, por janë JU!”.