
Tekniku i Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Selman Rexhepi, ka ndarë emocionet e tij pas takimit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili erdhi për një vizitë nga Haga për të parë babain e tij të sëmurë.
Rexhepi e përshkroi momentin e takimit me Thaçin si shumë emocionues.
“Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji”, tha ai në Frontal.
Ai potencoi se ishte një nder i madh që ta shihte personalisht dhe se ndjehej shumë i emocionuar, pasi Thaçi është një figurë e rëndësishme për çështjen kombëtare.
Rexhepi gjithashtu tregoi se gjatë qëndrimit të Thaçit në QKUK, ishin të pranishme edhe dy motrat e tij, dhe se familjarët e përjetuan shumë rëndë situatën.
“Familjarët e përjetuan shumë rëndë. President ka qenë dhe e kemi. Ai me u gjend në burg shumë vështirë e kemi. Trim i trimave,” tha ai.
Mjeku konfirmoi se babai i Thaçit nuk e ka gjendjen e mirë.
”Gjendjen nuk e ka të mirë, por do edhe zoti e ndihma e mjekëve çka mund të bëjnë për të”, tha ai.