
I vyshkur në ballë, por i thelluar në burrni”, është mënyra sesi gazetari Baton Haxhiu e ka përshkruar ish-presidentin Hashim Thaçi.
Gjykata Speciale nën masa të rrepta e lejoi Thaçin të vizitonte sot në QKUK babain e tij të sëmurë.
Haxhiu tha se Hashim Thaçi më së paku e ka merituar të jetë i akuzuar, pasi nuk është njeri që vret e shkatërron.
Tutje, Haxhiu tha në “Pressing” të T7, se dëshmitarët e Hagës kanë ndërtuar një rrëfim gënjeshtër për Hashim Thaçin.
E njoh që nga viti 1992, kur ka thënë po shkojë në luftë, edhe sot që është hero, njeriu që ka sakrifikuar për të qenë në Hagë, për faktin se projektuesit e paqes është dashur t’i fusin në burg, janë këta burokratët politikë të cilët e kanë projektuar të gjitha vendet cilat kanë qenë në luftë në Ballkan t’i kenë njerëzit në burgun e Hagës, njeriu që më së paku e ka merituar është Hashim Thaçi, ky është një viktimë”.
“Ky është njeriu i fundit që projekton vrasje, shkatërrim. E kisha parasysh aktakuzën e Hagës, ajo që më vjen keq është që dëshmitarët e mbrojtur janë pjesa që e kanë ndërtu rrëfimin gënjeshtër per Thaçi.