Orav: Kosova duhet të përkushtohet në dialog

E publikuar: 12/03/2025 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se Kosova duhet të përkushtohet në dialogun me Serbinë.

“Duhet të kemi progres në dy fusha kryesore, së pari që Qeveria të ndërmjetësimin dhe lehtësimin e dialogut. Kjo është edhe në kuadër të planit të rritjes së BE dhe tjetra është që Qeveria e re duhet ta qoj Kosovën drejt implementimit të reformave dhe sundimit të ligjit i cili shpie në zhvillim ekonomik, stabilitet ekonomik dhe arsim cilësor”, ka thënë Orav.

Ndërsa Karin Boven, ambasadore e Holandës në Kosovë, ka thënë se për Holandën, forcimi i sundimit të ligjit mbetet një prioritet, sepse jo vetëm që do të ndihmojnë Kosovën të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, por gjithashtu janë përgjigja ndaj nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të Kosovës.

Sipas drejtoreshës ekzekutive në GLPS, Arbëresha Loxha-Stublla, integrimi evropian dhe reformat e lidhura me këtë proces nuk kanë qenë prioritet i lartë në agjendën e qeverive të kaluara, e që sipas saj, ka çuar në humbjen e momentit për ndryshime të rëndësishme.