Hyseni: Sot nuk u sulmua vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia

E publikuar: 12/03/2025 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia. Sipas tij, vetëm brenda ditës së sotme, pushteti në dy raste të ndryshme merret me gazetarët.

Hyseni përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, përmendi rastin ku tre gazetarë të RTK’’së u dënuan për shkak të mos-transmetimit në edicionin e vonë të lajmeve të një kronike për Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti.

Sipas tij, , ky nuk është sulm vetëm ndaj tyre, është sulm ndaj secilit profesionist të gazetarisë, është sulm i drejtpërdrejt mbi Televizionin Publik.

“Ky veprim flet hapur për qëllimin parësor të partisë në pushtet për të shtypur e dirigjuar secilin gazetar brenda Televizionit Publik”.

Hyseni përmendi edhe deklaratat e Sami Kurteshit, përfaqësuesit të VV’së në KQZ, për të cilin tha se sjellja e tij është e turpshme dhe secili duhet ta ngre zërin.

“Por, njerëzit e këtij pushteti nuk u ndalën me kaq. Përfaqësuesi i tyre, akuzoi gazetarët e një mediumi se punojnë për “media kriminale të vrasësve me pagesë”.

Kjo është një sjellje e turpshme, ndaj së cilës duhet ta ngremë zërin secili prej nesh. Nuk duhet të tolerojmë askë dhe asgjë që cenon punën dhe profesionalizmin e askujt”, shkroi Hyseni.