Në Rekë të Banjskës është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara, shkruan InfoSot.
Policia e Kosovës njofton se KFOR-i hasi në disa mjete të dyshuara dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe konfiskuar uniforma ushtarake, granta dore, tre karikatorë, shokë bomba e fishekë.
“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë”, njofton Policia në raportin 24-orësh.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.















