Dafina Zeqiri dhe partneri i saj takohen me Grenellin në Mynih të Gjermanisë

E publikuar: 15/02/2025 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri dhe tashmë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji janë takuar me emisarin special të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell.

Takimi ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë.

Foton e ka publikuar në Instagram partneri i Dafinës, Kreshnik Gjergji. Ata shihen duke darkuar një lokal në një ambient të relaksuar.

Kujtojmë se Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i Dafinës dhe vëllai i tij Arian Gjergji janë djemtë e këshilltarit të Ministres Gërvalla, Rexhep Gjergji.

Aktualisht në Mynih të Gjermanisë ndodhet edhe vetë ministrja Gërvalla e cila bashkë me kryeministrin Kurti po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, që ka mbledhur liderë nga e tërë bota.