UÇK: Do t’i godasim strukturat shtetërore në Maqedoni

02.05.2015 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
UÇK: Do t’i godasim strukturat shtetërore në Maqedoni

Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një komunikate për media iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të largohen nga strukturat policore ushtarake shtetërore,

pasi që do t’i godasim pa mëshirë këto struktura, që janë vënë në shërbim të një pushteti kriminal.
UÇK po ashtu, i ka bërë thirrje Ali Ahmetit dhe siç thonë ata, bandës së tij kriminale, të lëshojnë institucionet qeverisëse.
UÇK ka treguar se janë ata që kanë goditur postën e Gushincës.
“Lejimi i përdhosjes ekstreme dhe dhunimi i dinjitetit kombëtar në të gjitha format prej strukturave policore ushtarake shtetërore të shtetit të Maqedonisë, kalimi në një jetë të padurueshme përballë këtij presioni në rritje, korrupsioni i thellë moral dhe politik në faktorin politik shqiptar, na kanë detyruar ti drejtohemi rrugës së reagimit të fortë, nëpërmjet të gjithë formave, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë tonë në shtetin e Maqedonisë”, thuhet në komunikatë.
Ja komunikata e plotë e cila ka ardhur në email:
Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Shtabi i përgjithshëm
DEKLATARE NR. 2
NUK DO TE TERHIQEMI, DERI SA TE PLOTESOJME MISIONIN KOMBETAR.
Opinionit shqiptar në Trojet Etnike dhe në Diasporë.
Lufta e popullit shqiptar deri në vitin 2001, solli ndryshime në marrëdhëniet e brendshme politike, duke respektuar të drejtat kombëtare brenda trojeve etnike, edhe pse në kufij të ndarë.
Marrëveshja e Ohrit u konsiderua një sukses, por ajo në vazhdimësi nuk i plotësoi detyrimet e saj, për shkak të lëshimeve politike të qeverisjeve që kanë kaluar ndërvite në shtetin e Maqedonisë.
Partitë shqiptare në pushtet, me lëshimet politike, krijuan hapësira boshe duke mbjellë zhgënjimin e thellë në shtresat popullore dhe duke krijuar hapësira për nxitjen e krimit, korrupsionit, dallimeve etnike me përmbajtje raciale, deri në kapitullim pa kushte para presionit politik të diktatit maqedonas.
Lëshimet dhe servilizmi politik, përdhosja e autoritetit institucional të përfaqësimit shqiptar, dhuna psikologjike, skenarët makabër në vrasje e burgosje të ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, varfëria e skajshme, dhuna mbi përdorimin e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, dhe mosrespektimit të të drejtave njerëzore, e kanë sjellë situatën politike dhe sociale brenda shtetit maqedonas në kufijtë shpërthyes.
Paralajmërimet e herë pas hershme ndaj partive politike shqiptare nuk kanë zënë vend.
Ato janë zhytur në rrugën e bashkëpunimit kriminal më politikën sllave.
Reagimet dhe kërkesat e Organizatës së veteranëve të Luftës Çlirimtare kanë rënë në vesh të shurdhër.
Dhuna dhe inskenimet e policisë sekretë të Maqedonisë sot po mbajnë në burgje njerëz të pafajshëm.
Varfëria ka mbytur familjet tona dhe po largon njerëzit nga vendi drejt perëndimit.
Kjo situatë e ka quar politikën shqiptarë të zhytur në rrugën e tradhtisë kombëtare.
Nuk shikojmë shpresë në mundësinë e zgjidhjeve politike dhe premtimeve të mashtrimit prej përfaqësuesve shqiptar në qeverisjen e vendit.
Mbi të gjitha, lejimi i përdhosjes ekstreme dhe dhunimi i dinjitetit kombëtar në të gjitha format prej strukturave policore ushtarake shtetërore të shtetit të Maqedonisë, kalimi në një jetë të padurueshme përballë këtij presioni në rritje, korrupsioni i thellë moral dhe politik në faktorin politik shqiptar, na kanë detyruar ti drejtohemi rrugës së reagimit të fortë, nëpërmjet të gjithë formave, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë tonë në shtetin e Maqedonisë.
Për luftëtarët dhe ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në rrugën e idealeve kombëtare dhe Betimit të Luftëtarit të UÇK, nuk ka kthim prapa, deri në realizimin e objektivave tona politike e ushtarake.
Për opinionin e tronditur shqiptar mbi ridaljen në skenë të UÇK, kundër manipulimeve dhe skemave ogurzeza të strukturave policore maqedonase – sllave, shpifjeve dhe përgojimeve të të gjithë atyre që nuk kanë informacion për zhvillimin e situatës, goditja e postës së Gushincës, është një befasi dhe një akt i drejtpërdrejtë i reagimit tonë, që do të pasohet me të tjera aksione me të fuqishme, deri në përfshirjen mbarëpopullore për liri dhe drejtësi.
Ne jemi nga djemtë më të mirë të kombit shqiptar, që kemi mbështetjen dhe besimin e mijëra djemve dhe vajzave kudo, që do të përhapim me guxim flakët e luftës për liri dhe drejtësi dhe nuk do të tërhiqemi deri në sakrificë.
Ne sot po përballemi me shpifjet, denigrimet dhe paragjykimet që na vijnë nga çdo anë, edhe prej njerëzve të keq informuar, por me bindje e dimë se një ditë të gjithë do të bëhemi bashkë për të vendosur vetë për fatin tonë.
Ne i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe bandës së tij kriminale, të lëshojnë institucionet qeverisëse.
Ju bëjmë thirrje vëllezërve tanë, të largohen nga strukturat policore ushtarake shtetërore. Ne do të godasim pa mëshirë këto struktura, që janë vënë në shërbim të një pushteti kriminal.
Të gjitha manovrat politike për ti zgjatur jetën pushtetit kriminal në shtetin e Maqedonisë, nuk do të na komprometojnë në asnjë rast, pasi jemi të vendosur që të drejtat e popullit tonë do ti garantojmë pa kushte e marrëveshje politike, por me definimin e kufijve dhe të drejtave tona kombëtare, raporton rtk.
Në vazhdim, njerëzit e ndershëm të mos bien pre e shpifjeve dhe manipulimeve politike, por do ta gjejnë të vërtetën tonë vetëm nën këtë emërtim dhe burim informacioni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB