Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur para pak minutave në Carralevë.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe njesitë e zjarrëfikësave dhe ata të policisë së Kosovës, raporton Suharekaonline
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.
“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje.
Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.” – tha Bytyqi.
“Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.” – theksoi ai.


















