
Qytetarë të shumtë të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit të dielën që nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Pas mbylljes së vendvotimit në ora 19:00, nga Komisioni Qendror Zgjedhor nisi edhe numërimi i votave.
Por si kurrë më parë probleme të shumta u shfaqën pikërisht në ueb-faqen e KQZ-së.
Përpos që numërimi nuk arrihej të dihej dot se ku kishte arritur, serveri ra i gjithi nga sistemi.
Në lidhje me këtë situatë kryetari i KQZ-së e pranonte se kishte probleme, por nuk e dinte se çka.
Duke shkuar edhe më tutje në një moment KQZ shfaqi rezultate dezinformatë ku Vetëvendosje shkoi në 55%, e që i shërbeu dikujt nga kjo parti që të entuziazmohej.
Por tani është dita e dyta me radhë e numërimit dhe KQZ-ja ende s’ka arritur të përfundojë numërimin në 100%.
Ueb-faqja e KQZ-së ka ngecur në rezultat tek 99.17% që nga pasditja e djeshme.
Me këtë përqindje partitë politike u renditën kësisoj:
VV me 40.38%
PDK me 22.15%
LDK me 17.59%
AAK-Nisma me 7.47%
Lista Serbe me 4.43%
Koalicioni për Familje me 2.26%.
Nga Komisioni Qendror Zgjedhor është bërë e ditur se sot nis edhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë.
Në këto zgjedhje qytetarët patën mundësinë që të zgjedhin më shumë kandidatë, saktësisht 10 nga lista.
Secila parti kishte bërë një listë prej 110 kandidatëve, ndërsa 10 prej tyre votoheshin nga qytetarët.
Mbetet të shihet se kush do të arrijë të ketë më shumë apo më pak deputetë në këtë legjislaturë të re të Kuvendit të Kosovës dhe se kush do të arrijë të formojë qeverinë me një shumicë relativisht jo të kënaqshme nga asnjëra palë.