Goditja e radhës nga Berlini: Fotografitë me Hashim Thaçin jo edhe aq të dëshiruara!

01.05.2015 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Goditja e radhës nga Berlini: Fotografitë me Hashim Thaçin jo edhe aq të dëshiruara!

Pas lajmeve jo edhe aq të këndshme për raportimin dhe sidomos raportin në Kongresin Amerikan nga miku i Kosovës Diuguardi për Hashim Thaçin dhe sistemin e tij qeverisës vjen edhe një lajm i pakëndshëm për këtë të fundit. Në fakt është më shumë se një lajm. Edhepse kohëve të fundit dhe sidomos këtë vit Thaçi është rikthyer në opinionin gjerman përmes intervistave që kishin dhe kanë të bëjnë me morinë e azilkërkuesve kosovarë në Gjermani- prezantime mediale këto të aranzhuara për Thaçin kryeisht nga Ambasada e Kosovës në Berlin dhe të cilat janë pikë në oqeanin e raportimeve negative për të në rajonin gjermanofolës, nuk është kurrfarë sekreti që qoftë Qeveria e Gjemanisë ashtu edhe mediat gjermane vazhdojnë që në Thaçin dhe punën e “punën” e tij politike të kenë më shumë se dyshime.

Fakti që Thaçi në dy mandate sa ishte Kryeministër nuk arriti të pranohej nga Angela Merkel por kjo u bë vetëm në Samitin Ballkanik verën e kaluar kur në Berlin qëndruan të gjithë burrshtetasit e Ballkanit, dhe fakti që mes njohësve dhe analistëve gjermanë megjithatë në Thaçin shihet “gjeneratori” i keq-qeverisjes në Kosovë, bëri që ai të qëndronte në Berlin vetëm 3 muaj pasi mori postin e tij si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.  Lajmi i pakëndshëm për Thaçin është që Ministstri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Steinmeier, në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë (diplo.de) pasi raporton gjerësisht për vizitën e tij Beogradit dhe Prishtinës- me asnjë fotografi nuk e shënon takimin me Thaçin. E për dallim prej tij, aty janë takimet e tij me Vuçiqin dhe Daçiqin në Beograd por edhe Jahjagën e Mustafën në Prishtinë. Për më tepër vet takimi me Thaçin është shënuar me dy fjali të shkurtëra. Tërë kjo mund të shihet në raportin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë këtu.

Duket që diplomatët e tij në Berlin e gjetiu në Gjermani por edhe spin doktorët e Prishtinës- ende s’e kanë informuar shefin e tyre Thaçin që ai është larg, tepër larg riparimit të marrëdhënieve me Berlinin zyrtar. /Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind