Hahn: Gjendja në Ballkan e brishtë

01.05.2015 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hahn: Gjendja në Ballkan e brishtë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, vlerësoi se gjendja në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe në vendet e tjera ballkanike është e brishtë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, vlerësoi se gjendja në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe në vendet e tjera ballkanike është e brishtë, por gjithnjë e më tepër po konsolidohet dhe po hyn në një periudhë në të cilën pajtimi është i mundur.
“Qasja jonë është që me projekte konkrete ta mbështesim këtë pajtim. Bëhet fjalë për projekte nga sfera e komunikacionit dhe energjisë. Gjithashtu edhe hulumtimi dhe arsimimi universitar janë të dobishme për bashkëpunim përtej kufitar”, deklaroi Hahn në një intervistë për gazetën vjeneze ”Der Standard”.

Për çështjen e zgjerimit ai thotë se ekziston një deklaratë e qartë e presidentit të KE-së, sipas së cilës në këtë mandat nuk do të ketë zgjerim.

“Kjo shkaktoi irritime, por ky është një përshkrim teknik i gjendjes në Ballkan. Ndërkohë, pothuajse në të gjitha shtetet kandidate ekziston një legjislacion i mirë për luftën kundër korrupsionit, por nuk bëhet fjalë vetëm për miratim të ligjeve, por edhe për zbatim të tyre dhe për këtë nevojitet kohë”, konsideron komisioneri.

Ai kujtoi edhe për takimin e javës së kaluar në Bruksel me kryeministrat e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe arritjen e marrëveshjes për inkuadrimin e rrjetit të tyre rrugor në rrjetin panevropian.

“Deri tani nuk ka patur një paqe kaq të gjatë në Evropë. Kjo sigurisht është bërë e mundur me bashkëpunimin e BE-së. Atje ku është BE-ja, atje ka edhe paqe. Edhe për këtë shkak, Unioni, edhe krahas kritikave, është mjaft tërheqës”, sqaroi Hahn.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike