Haradinaj ftesë të hapur PDK dhe LDK-së për formim e qeverisë së re të Kosovës

E publikuar: 09/02/2025 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mediat e ngrisin nivelin e demokracisë.

Haradinaj falënderoj të gjithë për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve ndër më të mirat në Kosovë.

“Falënderoj qytetarët për kontributin e treguar, na kanë bërë krenar sot të gjithëve për mënyrën e procesit zgjedhor. Falënderoj strukturat, aktivistët për koalicionin 137.Tanimë kemi rezultatet e para nga exit-poll, ne jemi të sigurtë se kemi rezultat dy shifror dhe besoj se do të dëshmohet. Presim rezultatet besoj për 1 or e gjysmë nga KQZ-ja”,tha Haradinaj.

Ai po ashtu bëri thuajse ftesë të hapur drejtuar opozitës për krijimin e qeverisë së re të vendit.

“Ajo që më gëzon është fakti që opozita i fitoi këto zgjedhje dhe i uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë në Kosovë”.