Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë

E publikuar: 09/02/2025 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

EXIT POLL-i i realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting, ka nxjerr si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, të dytën Partinë Demokratike të Kosovës dhe të tretën Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas këtij EXIT POLL-i e katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës  21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Nga këto rezultate LVV do të ketë 46 deputetë, PDK do të ketë 24 deputetë, LDK 22 deputetë, AAK 8 deputetë dhe 20 deputetë do të kenë minoritetet.