Kandidati i AAK-së Ahmet Isufi: Nga lufta për liri në krijimin e një të ardhmeje më të mirë

E publikuar: 08/02/2025 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një postim të tij të fundit, kandidati për deputet nga radhet e AAK-së, Ahmet Isufi, theksoi angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Ai kujtoi periudhën e luftës për liri, duke nënvizuar se asokohe vepruam dhe luftuam për të ardhmen e Kosovës, dhe ajo fitoi. Isufi shprehu se angazhimi për ndërtimin e një të ardhmeje të suksesshme vazhdon edhe sot, duke shpresuar dhe punuar për një Kosovë fituese.

“Si atëherë kur ndanim fatin e përbashkët për lirinë, vepruam e luftuam për të ardhmen dhe fitoi Kosova. Edhe sot, vazhdojmë të punojmë dhe të krijojmë për një të ardhme më të mirë dhe do të fitojë Kosova,” shkruan Isufi në postimin e tij.

Ai mbyll postimin me thirrjen “Për Kosovën Fituese”, duke shprehur besimin dhe angazhimin e tij për të kontribuar në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.