Maloku për InfoSot: Kryeministrin e ri e presin sfida të rënda dhe kompromise të dhimbshme – ‘stuhia Trump’ shumë dinamike

E publikuar: 08/02/2025 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot jemi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në vend, ku partitë politike po mbyllin fushatat e tyre masive zgjedhore. Përderisa nesër do të jetë akti final kur qytetarët me votën e tyre të lirë do të vendosin se kush do ta udhëheqë vendin në 4 vitet e ardhshme, shkruan InfoSot.

E duke e bërë një përkufizim dhe një bilanc të kësaj fushate, por edhe duke bërë një prognozë ‘hipotetike’ se si mund të duket formula e qeverisjes pas 9 shkurtit sikurse ndikimi që mund ta ketë ‘stuhia Trump’ në qeverisjen e re të Kosovës dhe dialogun me Serbinë, për InfoSot ka folur njohësi i çështjeve politike në vend dhe profesori i UP-së, sociologu Fadil Maloku.

InfoSot: Një pyetje më shumë ‘hipotetike’, cila mund të jetë sipas jush formula e qeverisjes pas 9 shkurti në Kosovë?

Fadil Maloku: Edhe përgjigja është hipotetike! Formula definitive nuk do mësohet derisa të mbaron procesi i numërimit… Mendoj, se kushdo që të fitojë e presin sfida të rënda dhe vendimarrje të dhimbshme…?!

InfoSot: Si do të ndikojë ‘stuhia Trump’ në qeverisjen e re të Kosovës dhe më vonë në dialogun e ardhshëm me Serbinë?

Fadil Maloku: Përvoja e Presidencës së mëhershme nga Donald Trump, për dallim nga kjo e sivjetme do jetë pa asnjë dyshim shumë më dinamike. Mendoj që spektri politike pozitë e qeveri, kur janë në pyetje interesat shtetërore dhe kombëtare duhet të jenë në unison (jo uniformitet!). Sepse, vetëm kështu mund t’i mbrojmë interesat tona gjeostrategjike dhe gjeopolitike. /InfoSot

LEXO EDHE:

Zgjedhjet e 9 shkurtit/Fadil Maloku për InfoSot komenton ‘gjuhën nxitëse’ në fushatën zgjedhore dhe listën e kandidatëve me ‘anonimusa’