Kandidati për deputet, Ahmet Isufi ka nda pamje nga mikpritja e komandantit të UÇPMB-së, Shefket Musliu dhe shumë bashkëqytetarë të Kosovës lindore ku janë diskutuar kushtet dhe pengesat që kanë andej kufirit, shkruan InfoSot.
“Ata, nuk kanë nevojë për fjalë, por për zgjidhje dhe këtë mund ta realizojnë me përfaqësuesit që i kanë ditur hallet e tyre dhe iu kanë ndejtë përkrah atëherë kur ishin në rrezik dhe tash që e kuptojnë problemin e tyre sikur të vetin”, ka shkruar mes tjerash Isufi në Facebook.
Në Kullën e Bashkimit, ku bashkohen të gjithë shqiptarët prej ngado që vijnë se dera është e hapur me mikpritje e bujari, nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu.
Të nderuar me prezencë të Kryetarit të OVL-së së Bujanocit, Bejtullah Bejtullahu, të Krytarit të LPD-së në Bujanoc, Shqiprim Musliu dhe Kryetarit të OVL-së të UÇK-së në Kamenicë Milaim Limoni- Kom.Xhaxhi, bashkë me kolegët, kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, Emine Daci Zejnullahu, Nazim Gagica, Faton Jakupi e Fatmir Matoshi, bashkëbiseduam për kushtet e bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të Kosovës Lindore, për gjendjen andej kufirit dhe vështirësitë e pengesat që kanë në Kosovë lidhur me rregullimin e statusit të tyre.
Ata, nuk kanë nevojë për fjalë, por për zgjidhje dhe këtë mund ta realizojnë me përfaqësuesit që i kanë ditur hallet e tyre dhe iu kanë ndejtë përkrah atëherë kur ishin në rrezik dhe tash që e kuptojnë problemin e tyre sikur të vetin.
Prandaj adresa më e saktë e më besnike është Aleanca me partnerët për Kosovën Fituese 137✅!



















