Reagon Kurti për ngjarjen tragjike në Jabllanicë, familjeve iu ofron përkrahje qeveritare gjatë këtyre ditëve të vështira

E publikuar: 02/02/2025 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre të mitur humbën jetën, pas shembjes së një objekti të vjetër.

Kurti u shprehi ngushëllime familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke iu thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë pranë në këto ditë të vështira

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbrëmë e humbën jetën tre fëmijë, pas shembjes së një objekti të pabanuar. Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira. Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe.”