Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë

E publikuar: 02/02/2025 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.

Ajo thotë se lajmin tragjik e pranuan m e zemë të rënduar e dhembje të thellë.

Shkrimi i plotë:

Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.

Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër.

Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!