Para pak minutash, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”.
Nga mediat raportohet se dy persona kanë gjuajtur me armë nga një golf i bardhë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”.

















