Lëshohen në Gjykatë pamjet e vendit ku kishin darkuar Liridona e Naimi pak para vra*jes

E publikuar: 31/01/2025 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca fillestare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.

Në sallë janë lëshuar pamjet video nga restoranti në Graçanicë, ku Liridona me Naimin, kishin darkuar pak orë para ngjarjes makabre.

Një seancë e tillë ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Vr*sja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët