Kosova ndan gjysmë milioni euro si ndihmë për Gazën

E publikuar: 31/01/2025 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro ndihma për popullin palestinez të Gazës, shkruan InfoSot.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Republika e Kosovës e përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, si rezultat i së cilës faza e parë e kësaj marrëveshje parasheh krijimin e mundësisë së ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës do të ndajë gjysmë milionë euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza.

Urojmë dhe bëjmë thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”, tha Kurti.

Po ashtu në këtë mbledhje janë marrë edhe shumë vendime lidhur me shpronësimet për disa rrugë nacionale në vend.