Bajrami: 700 milionë euro projekte janë të bllokuara për shkak të masave, partia në pushtet po bërtet e shan se s’ka asnjë rezultat

E publikuar: 25/01/2025 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia në pushtet “po bërtet e shan” nëpër tubime zgjedhore sepse “nuk e ka asnjë rezultat gjatë katër viteve”.

“Partia në pushtet, po bërtet, po ofendon dhe shan nëpër tubime zgjedhore, sepse pas 4 viteve qeverisje, me shumicë të votave në Kuvend, me të gjitha nivelet e pushtetit, me rreth 12 miliardë euro buxhet – taksa të qytetarëve, nuk e ka asnjë rezultat”, tha Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe humbjet që kanë sjellë këto masa për Kosovën.

“Gjatë katër viteve, në çdo fushë ka pasur vetëm regres dhe skandale. Gati që dy vite Kosova është nën sanksione (masa ndëshkuese të BE-së). Përpos dëmtimit të imazhit të vendit për shkak të këtyre masave janë edhe rreth 700 milionë euro projekte të cilat janë bllokuar tash e dy vite”.

Bajrami i ka listuar “vetëm disa projekte dhe fondet e bllokuara në shumë prej 293 milionë euro”:

Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27.2 millionë euro:

7 mil. euro nga EU

10 mil. euro MAFRD

10.2 mil. euro BMZ

Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës:

9.95 mil. euro IPA

3 mil. euro SIDA

8 mil. euro kontributi i BMZ

Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor:

20 mil. euro të IPAs

90 mil. euro të ËBIF

42 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara

Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar – duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore:

24 mil. Euro IPA

20 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara

Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it:

9.2 mil. euro të të ËBIF,

15 mil. euro të IPAs (potencialisht)

25 mil. euro BMZ që janë të zotuara

“Andaj 9 shkurti i këtij viti është vendimtar, sepse me 9 shkurt qytetarët do të votojnë për progres dhe integrime evropiane, do të votojnë për mirëqenie me të mirë dhe do dënojnë ata që nuk arritën ta përmbushin asnjë edhe një premtim”.