Alarmon Peci: Trump mund të tërheq KFOR-in amerikan nga Kosova

E publikuar: 24/01/2025 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci nuk përjashtoi mundësinë që presidenti Trump të tërheq trupat ushtarake amerikane nga Kosova.

Ai tha se Kosova është një vend potencial për vatër krize, e po ashtu Bosnja e Mali i Zi.

“Këto çështje edhe pse nuk janë të prioritetit të lartë strategjik, unë besoj se administrata e zotit Trump do tentojë t’i mbyll sa më shpejt. Por ne nëse nuk dëshirojmë që të jemi bashkëpunues ata edhe mund të tërhiqen edhe mund të thonë urdhëroni vazhdoni si shtet sovran edhe grahni punëve të juaja në qofshi të zotët me iu grah vet”, tha Peci.

Kur u pyet se për çfarë tërheqje bëhet fjalë, diplomatike apo politike, Peci tha edhe ushtarake

“E largon (KFOR-in nga Bonsteel), se çfarë obligimi ka Amerika me na mbrojt neve e na me bo hajgare me mbrojtjen amerikane.. ai thotë gjitha këto pare po i harxhoj e po fleni qetë në shtëpitë tuaja e ju po bëni hajgare me mua. Unë besoj se administrata e re nuk do të jetë fleksibile.”, tha Peci. /rtv21