Shala i LDK-së: Nuk e miratojmë draftin e Asociacionit, hartojmë dokument të ri

E publikuar: 23/01/2025 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se një qeveri e udhëhequr nga kjo parti, nuk do e miratojë asnjëherë draftin e Asociacionit.

Kjo pasi sipas tij, drafti i Asociacionit është një lloj draft-kushtetute, transmeton Klankosova.tv.

“Ai është një detyrim ndërkombëtar i Kosovës, madje është detyrim kushtetues, sepse aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese ka vlerësuar se Asociacioni është pjesë e rendit kushtetues së Republikës së Kosovës. Çfarë do të bëjmë ne është që të ndërtojmë një lloj mekanizmi që nuk e cenon rendin kushtetues, dhe për këtë do të bisedojmë shumë. Zoti Kurti ka pranuar në parim një draft-statut, që s’ka të bëjë fare me procesin historik të negociatave për atë çështje, s’ka të bëjë fare me qëndrimet e Uashtingtonit, dhe nuk ka të bëjë fare me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por është një lloj draft-kushtetute që do të themelojë së pari anatominë politike”,tha Shala në “Rubikon” të Klan Kosova .

“Qëndrimi politik i Lidhjes Demokratike është që ai dokument në Kosovë nuk mund të implementohet asnjëherë, dhe një qeveri që drejton LDK-ja atë dokument nuk do ta miratojë. Ne e kemi refuzuar atë dokument. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, të hartohet një dokument të ri”.