Ura e Badovcit lëshohet për qarkullim pa u testuar, intervistohet nga prokuroria një i dyshuar

E publikuar: 23/01/2025 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës njofton se ka intervistuar një të dyshuar për shkak të lëshimit për qarkullim të Urës së Badovcit pa e testuar.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, rasti është cilësuar si “mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”

“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.