Kajtazi: Fjalimet e Kurtit kanë elemente të fashizmit, ai po bën thirrje për linç

E publikuar: 22/01/2025 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti, në fjalimet e tij gjatë tubimeve në fushatëln zgjedhore, po përdorë gjuhë fashiste.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se gjuha që i pari i qeverisë përdori në Pejë është e rrezikshme.

“Zotin Kurti nuk jam duke e parë shumë në kudër të këtyre performancave që po i bën për të argëtuar të pranishmit aty. Ata qeshin, se s’dinë çfarë bëjnë. Qesh Xhelali, a e ke parë se si zgërdhihet? S’din ai. Por problemi është te përmbajtja e gjuhës. Ka elemente të fashizmit. Veç kujtoje çka ka thënë në Pejë, çfarë u ka thënë atyre njerëzve për bizneset në Pejë. Është thirrje për linç, shpall luftë. Mjafton në këso momentesh që dikush t’u prijë përpara një turme të çmendurisht drejt bizneseve për t’i djegur. Besoj që ka shumë që i besojnë. Këtu e kam problemin”, deklaroi Kajtazi.

“Kurti është duke e nxjerrë në sipërfaqe, çdo ditë e më shumë njeriun e vërtetë të tij. Në shumë raste është kamufluar, por me gjasë ky është Kurti i vërtetë, me këto elemente të fashizmit që po i përdorë”, theksoi gazetari Vehbi Kajtazi.