Takim me shoqatat e veteranëve të luftës, Isufi bën thirrje të iu mundësohet edhe punësimi edhe pensioni
Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi ka vizituar sot shoqatat e veteranëve të luftës. Kjo vizitë u realizua bashkë me kryetarin e AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica dhe dy kandidatët tjerë për deputet, Zarife Asllani e Selami Xhemaili.
Kështu bëri të ditur Isufi përmes një njoftimi në facebook, ku tha se u diskutuan çështjet që e preokupojnë këtë kategori.
“Vizitë shoqatave që përfaqësojnë vlerën më të lartë të kombit, atë të lirisë. Bashkë me Kryetarin Nazim Gagica, Zarife Asllanin e Selami Xhemailin, diskutuam rreth çështjeve që i preokupojnë dhe të cilat kërkojnë zgjidhje, në mënyrë që të plotësohen të drejtat e këtyre kategorive.”
Isufi bëri thirrje që veteranëve të iu mundësohet marrja e pensionit, edhe nëse janë në marrëdhënie pune.
“Organizatat që përkujdesen për kategoritë e lirisë, duhet të kenë objektet e tyre dhe çlirimtarët të kenë pension pa shkëputje nga puna.”
Njoftimi i plotë: