Kreu i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin Gary Peters, shkruan InfoSot.
Haradinaj ka diskutuar për marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe ShBA-së, si dhe i ka theksuar atij nevojën urgjente për anëtarësim në NATO.
Në një pritje të ngrohtë nga senatori amerikan Gary Peters, kemi diskutuar hapur lidhur me rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas Planit Aksional për Antarësim.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës sonë kishte të bënte me rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të bashkëpunimit me theks të posaçëm – Mërgata Shqiptare në Michigan.