Sarajeva e para, Prishtina dje ishte qyteti i 15-të me ajrin më të ndotur në botë

E publikuar: 22/01/2025 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina të martën është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë.

Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 15-të me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 167.

Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 503, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.

Sarajeva është pasuar nga Dhaka e Bangladeshit me indeks prej 335.

Para Prishtinës janë listuar edhe disa vendet nga India, Kina e Pakistani.