Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka takuar sot kongresmenin republikan, Keith Self, i cili është anëtar i Komitetit per Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan si dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve.
Haradinaj e njoftoi kongresistin Self për zhvillimet në Kosovë.
Ai në këtë takim e paraqiti qëllimin primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me ShBA.