Ish-lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 97-tës, Driton Lajçi, ka dhënë detaje për takimin e parë të studentëve me presidentin historik Ibrahim Rugova, ku i pranishëm ishte edhe Albin Kurti.
Lajçi në emisionin Pressing në T7 tha se përpjekjet e Lëvizjes Studentore dhe të LDK’së kanë qenë përpjekjet për t’u liruar nga Serbia.
“Përpjekjet edhe të lëvizjes studentore dhe të LDK’së kanë qenë për me bo diqka, me u angazhu për me u liru prej Serbisë. E dyta është fotografia e Rugovës me Papa Gjon Palin 2, i cili pavarësisht që e interpretojnë e i japin karakter religjioz, për neve ajo kohë ka qenë si një lëvizje pro-perendimore”, tha Lajçi.