Hamza viziton një biznes në Suharekë: Prodhuesit e eksportuesit meritojnë ndihmën e shtetit

E publikuar: 21/01/2025 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë të ditur se sot ka vizituar një fabrikë të këpucëve në Suharekë.

Hamza përmes një postimi në Facebook tha se prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit dhe siç tha ai, jo përbuzjen dhe injorimin.

“Çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës. Një palë këpucë i bleva edhe unë, se po na bjen me ecë në krejt Kosovën”.

“Prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin. Çdo ditë takohem me punëdhënës që janë edhe shtetndërtues në Republikën tonë”, ka shkruar Hamza.
<