Një shqiptar shpallë kandidaturën për deputet në Hamburg 

E publikuar: 20/01/2025 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muhamet Idrizi, ka bërë të ditur së në zgjedhjet e 2 marsit, do të këndidoj në radhët e partisë CDU për Parlamentin e Hamburgut.

Idrizi, u shprehë se do të përfaqësoj komunitetin dhe zërin shqipar që jetojnë në këtë qytet.

“Është një nder i veçantë për mua të kandidoj nga radhët e partisë CDU për Parlamentin e Hamburgut dhe të përfaqësoj komunitetin dhe zërin shqiptar që jeton në këtë qytet. Zgjedhjet e 2 marsit 2025 janë një mundësi historike për të sjellë një zë të ri, një dinamikë të freskët dhe një alternativë të fortë për të drejtat dhe interesat tona”, ka thënë Idrizi.

Ndërsa theksoi se për të ndërtuar ura edhe më të forta mes komuniteteve, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të siguruar që ne, si shqiptarë, të kemi një përfaqësim të denjë në vendimmarrjen e këtij qyteti dhe më gjerë.

“Unë kandidoj për të ndërtuar ura edhe më të forta mes komuniteteve, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të siguruar që ne, si shqiptarë, të kemi një përfaqësim të denjë në vendimmarrjen e këtij qyteti dhe më gjerë. Së bashku mund të krijojmë një Hamburg që vlerëson punën dhe përkushtimin tonë dhe që ofron mundësi për të gjithë.

Kam ndërtuar një rrjet të fortë kontaktesh dhe lidhjesh profesionale gjatë 15 viteve të fundit, të cilat dua t’i vë në shërbim të të gjithëve. Më jepni mundësinë të dëshmoj veten! Puna ime, pa asnjë dyshim, do të përmbushë pritshmëritë e çdo votuesi dhe do të sjellë rezultate konkrete.

Ju ftoj të më bashkoheni, të mbështesni këtë vizion dhe të bëhemi së bashku pjesë e ndryshimit më 2 mars. Hamburgut i nevojitet një alternativë, dhe bashkë me CDU mund ta sjellim atë.

Përkushtimi im? 120% për ju dhe komunitetin! Shfrytëzojeni potencialin tim – bashkohuni me mua!”, ka shkruar Idrizi.