“Unë e di që jemi kritikuar që nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni një gjë as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë”.
Kështu u arsyetua në fund të mandatit katërvjecar, kryeministri Albin Kurti, pra më 2 dhjetor të vitit 2024, raporton Klan Kosova.
Por, Kurti as në fushatën për 4-vjet tjera qeverisje, nuk po përmend t’i ketë njohjet si prioritet.
E dy nga njerëzit që drejtuan diplomacinë kosovare në të kaluarën e shohin këtë si dështim të ekzekutivit të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas dy diplomatëve, Kosova nuk ka pasur strategji të duhur që të përparojë në politikën e jashtme.
Njohjen e fundit, Kosova e ka marrë nga Izraeli në shtator të 2020-tes, si rezultat i marrëveshjes së Washingtonit. /Klankosova.tv