Ahmet Isufi: Ta forcojmë shtetin që ti ‘dalim hakesh’ dëshmorëve të vendit

E publikuar: 18/01/2025 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi edhe në ‘rolin’ e ish-komandatit e UÇK-se për zonën operative të Karadakut, përkujtoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

“Sot bëhen 43 vjet prej rënjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës nga dora e UDB-së në Shtutgart. Por që pas 43 vitesh ne i kujtojmë me dinjitetin më të lartë për shkak të veprimtarisë së tyre, sepse ata bashkuan organizatat që ishin në emigracion, për Kosovën Republikë e shtet të pavarur që sot e gëzojmë.” – u shprej ai gjatë një prononcimi në organizimin për ditën e rënies së tyre.

Ai tha se Brigada 171 është brigada e parë me emrin e Kadri Zekës për të mbajtur gjallë kujtimin e tij, sepse ishte një nga nismëtarët e Lëvizjes Kombëtare për çlirim.

Ndërsa për oganizimin, nën patronazhin e Komunës së Gjilanit – Flaka e Janarit, Isufi tha se do të organizohet edhe këtë vit, por me fokus të akademisë te Nëna Stane, “e cila ka qenë një nënë e angazhuar për ushtrinë e Kosovës”.

“Në shenjë respekti për të sepse jemi ndarë me përshtypjet më të mira për këtë familje sepse na ka mbajtur me bukë e strehuar.”

Isufi bëri thirrje që të forcohet shteti, sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund t’i dalim ‘hakesh’ dëshmorëve të vendit.

“Të punojmë shumë gjithë bashkë, që ideali i Kadri Zekës dhe i gjithë dëshmorëve të arrihet në vend.”