Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPM-së të thirrur nga Luljeta Aliu, është zgjedhur, Besnik Berisha, kryetar i ri i këtij institucioni, me katër vota “pro” dhe një votë e pavlefshme.
Emri i Besnik Berishës është propozuar nga një prej anëtarëve të KMP-së.
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se duke u thirrur në ligjin për KPM-në dhe në bazë të interpretimit të kryeshefit ekzekutiv ” vlerësoj që votimi ishte i ligjshëm”.
“Me 4 vota për zgjidhet, Besnik Berisha si kryetari i ri i KPM-së”, tha ai.
U.D kryeshefi ekzekutiv, Niman Racaj, tha se kjo formë e votimit është në pajtim me kërkesat dhe ligjin./EO