Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqiptuar edhe një gjobë Lëvizjes Vetëvendosje, që udhëhiqet nga Albin Kurti. Vlera e gjobës është 2 mijë euro.
PZAP e gjobit sërish Vetëvendosjen, e paralajmëron për dënim shtesë nëse se paguan brenda 15 ditëshnkesa për Vetëvendosjen ishte dorëzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me pretendimin se Berat Gashi në pozitën e Anëtarit të Komisionit Zgjedhor (KKZ), ka marrur pjesë në tubime zgjedhore të organizuara nga VV’ja, edhe pse ky veprim është i ndaluar, teksa ankesës ia ka bashkangjitur edhe një foto ku shihej ai në tubim.
“Detyrohet Subjekti Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, që gjobën e shqiptuar si në pikën -1-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këitj vendimi, nën kërcënimin e shqiptimit të dënimit shtesë”, thuhet në vendimin e PZAP’së.
Në vendimin e PZAP thuhet se Gashit i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje, si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për periudhën kohore, në kohëzgjatje prej 2 vite, nga dita e marrjes së vendimit, duke përfshirë edhe Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen me datë 09.02.2025.
Ndaj VV’së, PZAP ka shqiptuar edhe një gjobë në vlerë 3 mijë euro, për gjuhën që përdori kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, gjatë tubimit në Pejë. Ai iu referua dy partive më të mëdha opozitare në vend si “LËDËKYHI DHE PËDËKYHI”, teksa LDK’në e krahasoi me mizë.