Kanë kaluar shtatë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit.
Djali i tij, Nikolla Ivanoviq thotë se pavarësisht dënimit të personave të përfshirë në vrasjen e babait të tij, ende nuk dihet kush e porositi likuidimin.
“Nuk kemi i emrat, kë ndihmuan? Cilët ishin porositësit e vrasjes së Oliverit, të cilin e ndihmuan edhe në mënyrë indirekte”, dhe kjo është një pyetje që nuk ka përgjigje, thotë Nikolla.
E përderisa diçka po bëhet në Prishtinë, siç thotë ai, pa vullnet të madh, procesi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Beograd “nuk ekziston”.
“Në Prishtinë kam pasur rastin të jem në sallën e gjyqit. Gjithçka ishte shumë kaotike. Ka pasur dëshmitarë që është dashur të mbrohen, por siç duket prokuroria e tyre është e zënë dhe dëshmitarët nuk kanë mbetur anonimë. I gjithë procesi në Prishtinë u bazua në ata katër dëshmitarë kur filloi, dhe në fund nuk kishin asnjë të vetëm”, thotë Nikola Ivanoviq.
Ai gjithashtu thekson se vrasja e babait të tij është ende e mbuluar me mister.
I pyetur nëse ndonjë nga zyrtarët serbë ka kontaktuar me të që nga vrasja e babait të tij, ai thotë:
“Kurrë askush. Nuk kam asnjë shpjegim për këtë. Është shumë e pakuptueshme sepse flasin për të si mik. Nuk besoj se në vendin tim nuk ka as një kokërr drejtësie, është e vështirë. Mendoj se menjëherë pas vrasjes daja ka pasur një kontakt, por ka qenë një ose dy herë dhe kjo ka qenë në dy, tre muajt e parë pas vrasjes. Dhe që atëherë e deri më sot – asgjë”, thotë Nikolla.